Katër pjesëtarë të një familjeje, burri, gruaja dhe dy djemtë i ka zënë stuhia në det, në Gjipe të Himarës, teksa kishin dalë për të mbledhur rrjetat e peshkimit me një mjet të vogël lundres.
Varka është fundosur. Falë ndërhyrjes së një mjeti lundrues turistik të rastit, policisë kufitare e rojeve bregdetare është arritur të shpëtohen tre pjesëtarët, babai Robert Rama dhe dy djemtë Avdul Rama e Arsen Rama ndërkohë ka rënë në det dhe është mbytur gruaja, shtetasja Tefta (Mirela) Rama.
Trupi i saj i pajetë u gjet një milje larg vendit ku ishte përmbysur varka.
Familja kishte dalë në det rreth orës 05:00 të mëngjesit për të mbledhur rrjetat e peshkimit kur ka nisur stuhia.
Ka qenë një telefonatë SOS që ka kërkuar ndihmë për varkën në mes të detit mëngjesin e sotëm
“Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë1 e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë”, thuhet në njoftim.
Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.