Media Galeri

Stuhia e borës i bllokon dy ditë në një pub, por mes birrave dhe muzikës

Më mirë të bllokohesh në një lokal me pije, të rrethuar nga birrat dhe rosto në avull, sesa nën një stuhi dëbore jashtë. Megjithatë, për 61 personat që planifikonin të shkonin në Tan Hill Inn të premten mbrëma për të dëgjuar bandën muzikore të grupit Oasis nw Britani, të këndonin disa këngë dhe të shkonin më pas në shtëpi, bllokimi për dy ditë nga stuhia Arwen nuk ishte aspak i këndshëm.

Vendi ku u mbajt koncerti të premten në mbrëmje është më i larti në Angli (528 metra mbi nivelin e detit) dhe ndodhet në Parkun Kombëtar Dales, Yorkshire.

Kur grupi, tashmë i riemërtuar me shaka në Facebook, 'snowasis' dhe fansat e tij mbërritën në pub, kushtet e motit ishin penguese për shkak të kalimit të stuhisë që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, rënie të pemëve dhe ndërprerje të transportit në të gjithë zonën në autostradën kryesore, M1, e mbyllur në veri.

Situata u përkeqësua në fund të koncertit, me një metër borë që bllokoi derën e lokalit. Klientët dhe menaxherët nuk e humbën kurajën dhe pasi e kuptuan se ishte e pamundur të shkonin në shtëpi, ata fjetën në shtretër të improvizuar.

Të shtunën, kushtet nuk u përmirësuan dhe mes shfaqjeve të 'Wonderwall', birrave dhe oxhakut të ndezur, kaloi një ditë tjetër. Në fund, shpëtimi mbërriti vetëm të dielën pas 48 orësh të lodhshme, por jo shumë të mërzitshme.

Por dikujt pothuajse i erdhi keq për fundin e aventurës. "Disa janë lidhur aq ngushtë sa kanë vendosur të takohen këtu një herë në vit", tha Nicola Townsend, menaxher i pub-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë