Bota

Stuhi në Alabama, 9 fëmijë dhe një i rritur humbin jetën në një aksident tragjik

Nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën të shtunën në një aksident rrugor midis dy automjeteve përgjatë “Interstate 65” në Alabama, afër Greenville, ndoshta për shkak të stuhisë tropikale “Claudette”, që goditi shtetin jugor amerikan.

Tetë nga dhjetë viktimat ishin të moshës midis moshës 4 dhe 17 vjeç dhe ishin duke udhëtuar me një automjet që u largua nga Tallapoosa County Girls Ranch, një strukturë që strehon fëmijë të braktisur ose të abuzuar.

Në makinën tjetër të përfshirë, ishin një baba 29 vjeçar dhe vajzë 9-muajshe, të cilët udhëtonin me një SUV të vogël. Sipas autoriteteve, të dy automjetet  rrëshqitën në rrugën e përmbytur, duke u përplasur.

Kalimi i stuhisë “Claudette”, e cila shkaktoi përmbytje dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi, vrau dy persona të tjerë në Alabama: një 24-vjeçar dhe një djalë 3-vjeçar, të vrarë nga një pemë e shembur në shtëpinë e tyre në periferi të Tuscaloosa. Sherifi i Qarkut Butler Danny Bond tha se disa persona janë plagosur, por nuk dihet shifra e saktë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë