Shendet

Studimi tregon se doza e tretë e Pfizer është shumë efikase

Pfizer deklaroi të enjten se të dhënat nga një provë e fazës së tretë demonstroi efikasitet të lartë të një doze përforcuese të vaksinës së tyre Covid-19 kundër virusit , përfshirë variantin Delta.

Kompania tha se studumi me 10,000 pjesëmarrës të moshës 16 vjeç e lart tregoi 95.6% efektivitet kundër virusit. Studimi gjithashtu zbuloi se doza përforcuese kishte një profil të favorshëm sigurie.
Pfizer kishte thënë se efikasiteti i vaksinës me dy dozq bie me kalimin e kohës, duke cituar një studim që tregoi 84% efektivitet.

"Këto rezultate ofrojnë dëshmi të mëtejshme për përfitimet e dozave përforcuese pasi ne synojmë që njerëzit të kenë një mbrojtje të mirë nga kjo sëmundje", tha CEO i Pfizer, Albert Bourla në një deklaratë.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 53 vjeç, me 55.5% të pjesëmarrësve midis 16 dhe 55 vjeç, dhe 23.3% në 65 vjeç ose më të vjetër.
Kompanitë thanë se do të paraqesin rezultatet e hollësishme të studimit për botim të rishikuar, në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), Agjencisë Evropiane të Barnave dhe agjencive të tjera rregullatore sa më shpejt të jetë e mundur.

Rregullatorët e SHBA dhe BE kanë autorizuar tashmë një dozë të tretë të vaksinave COVID-19 për pacientët me sistem imunitar të komprometuar, të cilët ka të ngjarë të kenë mbrojtje më të dobët nga vaksinimi me dy doza.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë