Njerez

Studimi, të pasurit nuk jetojnë më shumë se të varfrit

Nuk është e vërtetë, siç mendojmë, se të pasurit jetojnë shumë më tepër se të varfrit. Një studim i Universitetit të Kopenhagës të botuar nga revista “Pnas”, sipas të cilës ndryshimi në jetëgjatësi është rreth dy vjet e gjysmë, na ka çuar në zhbllokimin e mitit të rremë.

Autorët kanë analizuar pritshmërinë e jetës për 40 vjet dhe të ardhurat e të gjithë popullsisë daneze midis vitit 1983 dhe 2013, duke aplikuar, ndryshe nga studime të tjera të ngjashme, një algoritëm që merr parasysh ndryshimin e statusit gjatë jetës, me të pasurit që bëhen të varfër dhe anasjelltas.

Me këto përllogaritje, parashikimi për një burrë 40-vjeçar është 77.6 vjet nëse është në grupin me të ardhura më të larta dhe 75.2 në atë me të ardhura më të ulëta.

Për gratë, dallimi ishte edhe më i ulët, 2.2 vjet. Studimet e mëparshme, shkruajnë autorët, kanë gjetur dallime pothuajse të dyfishta, por pa marrë parasysh 'lëvizshmërinë'.

"Studimi, - vijojnë autorët, - ka treguar gjithashtu se në 30 vitet e fundit, diferenca është rritur pavarësisht se Danimarka është e famshme për një sistem të mirë të mirëqenies, që në teori maskon dallimet mes klasave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë