Futboll

Studimi shokues/ Futbollistët, trefish më të rrezikuar nga problemet mendore

Një studim i Universitetit të Gllasgout ka dalë në përfundimin se ata persona që kanë luajtur futboll në nivele të larta, janë shumë më të rrezikuar se njerëzit e zakonshëm për të vuajtur nga sëmundjet neurologjike. Një lajm që ka bërë që kambanat e alarmit të bien fort për futbollistët. Studimi është kryer në Angli, me kërkesën e “Football Association” dhe të Sindikatës së Futbollistëve, kështu që është për t’u marrë shumë seriozisht.

Futbollistët profesionistë kanë një përqindje rreziku shumë më të lartë për t’u prekur nga Demencia (sëmundje që çon në humbje të kujtesës e deri në çmenduri), por edhe sëmundje të tjera neurologjike. Lajmi është publikuar nga “Daily Express”, në faqen e saj të parë. Ekzaktësisht, futbollistët kanë trefish më shumë mundësi për t’u prekur nga këto sëmundje se njerëzit e tjerë të së njëjtës moshë.

Lajmi i publikuar në faqen e parë të "Daily Express". Gazeta Si, 22 tetor 2019

Studimi i kryer nga Universiteti i Gllasgout për 22 muaj ka analizuar rastet e 7676 ish-futbollistëve skocezë. Përfundimi ka qenë shokues, pasi ish-futbollistët janë të rrezikuar 5 herë më shumë se të tjerët edhe nga Alzheimeri, 4 herë më shumë nga Talasemia dhe 2 herë më shumë nga Parkinsoni. Një studim, që futbollistët është më mirë të mos e shohin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë