Shendet

Studimi: Sars-Cov-2 çaktivizohet shumë shpejtë në lumenj e dete

Kontakti me një mjedis ujor i cili mund të jetë i kontaminuar nga virusi Sars-Cov-2 mund të ngrejë shqetësime për shëndetin publik. Sidoqoftë, vlerësimi i rreziqeve të shëndetit publik nga uji i ndotur fekal është i kufizuar nga mungesa e njohurive në lidhje me qëndrueshmërinë e SARS-CoV-2 infektive në ujë. Sipas një studimi të fundit në unin e detit ujin e detit virusi Sars-Cov-2 çaktivizohet brenda disa orësh. Studiuesit kanë treguar se ka një sërë arsyesh pse çaktivizohet, duke nisur që nga substancat e ujit të detit e duke përfunduar tek dielli.
Në një bashkëpunim mes studiuesve të ndryshëm nga institucione arsimore dhe kërkimore në Dublin, të dhënat tregojnë se përqindja e infektivitetit të SARS-CoV-2 zvogëlohet shpejt në ujin e detit, veçanërisht në temperatura më të larta. Të dhënat tregojnë se uji i lumit dhe uji i detit i ndotur me ujëra të zeza që përmbajnë lëndë fekale nga individë të infektuar me SARS-CoV-2, nuk ka gjasa të përmbajë nivele të larta të virusit infektiv për shkak të çaktivizimit të shpejtë të virusit në këto matrica. Të dhënat tregojnë se për këtë ndikon edhe temperatura. Studiuesit kanë konstatuar se virusi Sars-Cov-2 vijon të çaktivizohet nga 4 gradë celsius deri në 20 gradë celsius temperaturë. Gjetjet e studimit përqendrohen gjithashtu edhe tek prania e SARS-CoV-2 ARN në mostrat e jashtëqitjes të individëve të infektuar simptomatik dhe asimptomatik nënkupton që mbikëqyrja e ujërave të ndotura është një mjet i vlefshëm për të monitoruar qarkullimin e SARS-CoV-2 në popullatë.

Lakoret mesatare të prishjes së SARS-CoV-2, MS2 dhe PMMoV në ujin e lumit të sterilizuar dhe të detit në 4 ° C dhe 20 ° C. Pikat e të dhënave përfaqësojnë vlerat mesatare të marra nga studimet e mëparshme.

Në këtë studim ekspertët kanë përcaktuar shkallët e prishjes së ARN-ve të mundshme infektive SARS-CoV-2 në lumë dhe det. Këto norma ekspertët i kanë krahasuar me bakteriofagun S. typhimurium MS2 dhe PMMoV duke treguar se këta të fundit sillen ndryshe nga SARS-CoV-2 dhe për këtë arsye nuk mund të jenë zëvendësues të mundshëm. Sipas të dhënave ekspertët kanë konstatuar se prania e mikrobiotës rrit normat e prishjes së ARN së virusit. Studiuesit kanë shkruar se njëjtë si studime të tjera të mëparshme edhe ky studim tregon se qëndrueshmëria e koronavirusëve në matricat e uji. Për shembull është konstatuar në studime të ndryshme gjatë vitit 2003-2005 se SARS-CoV-1 qëndron rreth 3-5 ditë në ujin e lumit dhe në ujin e detit rreth 1 ditë. Në të kundërt, virusi i hepatitit të miut, një beta-koronavirus, qëndron për më shumë se14 ditë në ujin e liqenit.
Ekspertët kanë shpjeguar se koronavirusët janë viruse të mbështjella dhe nuk janë në gjendje të mbajnë infektivitetin në mjedis duke përfshirë matricat e ujit. Diçka tjetër që kanë konstatuar ekspertët është se ndikim ka edhe niveli i kripës në det, që është demonstruar të ketë një efekt negativ në stabilitetin e virusit, pasi nxit më shpejt procesin e inaktivitetit.


Duke u bazuar në studime të mëparshme dhe të fundit, ekspertët kanë qartësuar se in aktivizimi i shpejtë i virusit si në lumë ashtu edhe në det, tregon fuqimisht se gjasat e transmetimit viral përmes kontaktit me ujërat janë të ulëta.
Tashme e dimë që Covid-19 është një sëmundje të frymëmarrjes që ndryshon duke u bërë gjithnjë e më e ashpër. Sipas të dhënave të përgjithshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbi 184 milion raste dhe rreth 4 milion vdekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë