Ushqim

Studimi: Produktet e qumështit ju mbrojnë nga sëmundjet kronike

Nëse konsumoni në mënyrë të duhur dhe të moderuar qumështin dhe produktet e tij në faza të ndryshme të jetës mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, sindromës metabolike, kancerit të zorrës së trashë ose të fshikëzës dhe diabetit të tipit 2. Një grup studiuesish nga Universiteti Spanjoll i Granadës (UGR) dhe Universiteti Complutense i Madridit vlerësuan dhe analizuan 14 artikuj nga e gjithë bota rreth rolit të qumështit dhe produkteve të tij në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Studimi tregoi se ekzistonte një lidhje pozitive mes marrjes së moderuar të qumështit gjatë shtatzënisë dhe peshës së lindjes, gjatësisë dhe përmbajtjes minerale të kockave gjatë fëmijërisë. Gjithashtu sugjeroi se njerëzit e moshuar që marrin sasi të moderuar të qumështit gjatë një ditë, zvogëlojnë rrezikun e dobësisë dhe humbjen e muskujve. Hulumtimi, i udhëhequr nga Profesor Angel Gil nga UGR dhe Profesoreshë Rosa M. Ortega nga Universiteti Complutense, zbuloi se konsumi i produkteve të tilla, sidomos ato të qumështit me yndyrë të ulët dhe kosit të cilat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe kontribuojnë në përmbushjen e përditshme të nevojave ushqyese si proteina, kalcium, magnez, fosfor, kalium, zink, selen, vitaminë A, vitaminë B12 dhe acid pantotenik ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.
Konsumi i moderuar i qumështit dhe produkteve të tij lidhet gjithashtu me një rrezik më të ulët të kancerit kolorektal dhe kancerit të fshikëzës, ndërkohë që nuk janë gjetur lidhje për kancerin e prostatës, zbulon studimi. Megjithatë u tha se produkte të tilla nuk mund të ofrojnë mbrojtje kundër thyerjeve osteoporotike dhe frakturave të hip, por mund të forcojnë ruazat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë