Njerez

Studimi: Librat e printuar janë më të dobishëm për fëmijët

Sipas një studimi të fundit, prindërit dhe fëmijët lidhen më shumë me njëri-tjetrin nëse lexojnë libra të printuar, sesa libra nëpërmjet telefonave apo tabletave. Hulumtuesit nga universiteti i Miciganit, zbuluan se prindërit që lexojnë libra nëpërmjet pajisjeve elektronike, flasin më shumë për teknologjinë me fëmijën e tyre se sa për përmbajtjen e librave.
“Librat e printuar janë të nevojshëm për prindërit dhe fëmijët, pasi ndërveprimet midis tyre janë më të shpeshta” tha autorja kryesore e studimit Tiffany Munzer.

Rezultatet e studimit të 37 çifteve prindërish dhe të vegjëlve të tyre që u shfaqën në revistën “Pediatric”, treguan se librat e printuar japin më shumë efikasitet në marrëdhëniet prind- fëmijë.
Prindërit dhe fëmijët e tyre u vëzhguan për 30 ditë, në leximin e librave në tre forma të ndryshme, librat e printuar, librat nga interneti dhe librat me figura të ndryshme.
Gjetjet treguan se prindërit që i kishin lexuar fëmijës një libër nga interneti, më shumë ishin të fokusuar tek teknologjia dhe kështu, bënin që fëmijët të përqendroheshin tek telefonat apo tabletat dhe jo tek tregimet.

Munzer shprehet se leximi i përbashkët promovon zhvillimin e gjuhës së fëmijëve dhe lidhjen me prindërit.
“Shumë nga ndërveprimet mes prindërve dhe fëmijëve të vegjël që lexojnë së bashku mund të duken delikate, por ato janë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve,” shton ajo.
Hulumtuesit tregojnë gjithashtu, se gjatë kohës së leximit të një libri të printuar fëmijët nxitën për të bërë pyetje të ndryshme dhe për të kuptuar më shumë nga libri.
Ndër të tjera studiuesit sugjeruan që edhe dizajnët e librave të printuar duhet të jenë më tërheqës për lexuesin.
Sipas Jenny Radasky, një tjetër studiuese leximi i përbashkët nuk është vetëm një ritual i dashur familjar për shumë shtëpi, por edhe një nga aktivitetet më të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve.
“Pediatrit duhet të këshillojnë prindërit që të integrojnë të treja format e leximit, në mënyrë që ata të mësojnë sa më shumë se përdorimi i librave është shumë i rëndësishëm” shton ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë