Njerez

Studimi: CEO-t që tradhëtojnë gratë, mashtrojnë edhe në punë

Të tradhëtosh gruan shkon paralel me të tradhëtosh në punë.

Ky është konkluzioni i një studimi të ri akademik provokues që gjeti një lidhje të fortë midis tradhtisë bashkëshortore dhe sjelljeve të gabuara në vendin e punës nga drejtuesit e korporatave dhe këshilltarët financiarë.

Studimi u bë në rrethana të vështira. Profesorët e financës në Universitetin e Texas pranë Austin and Emory University ishin në gjendje të analizonin klientët e Ashley Madison, një sit takimesh për personat e martuar që kërkojnë të kenë afera, ose "takime diskrete" siç sqaron vetë siti. Kjo për shkak se hakerimi i një komjuteri në vitin 2015 ekspozoi emrat dhe të dhënat personale të më shumë se 30 milion përdoruesve.

Kërkuesit shkencorë analizuan katër grupe specifike përdoruesish: në total 11000 brokera, drejtues ndërmarrjesh, kriminel me jaka të bardha dhe policë.

Gjatë kontrollit ata evidentuan se klientët e Ashley Madison në përgjithësi kishin dyfishin e mundësive të kishin shkelur kodet profesionale të sjelljes në krahasim me një grup kontrolli, sipas autorëve John Griffin, Samuel Kruger dhe Gonzalo Maturana.

"Studimi ynë tregon se mashtrimet në një kontekst bartin kuptimin e mashtrimeve ndaj të tjerëve" tha Griffin, i cili ka një specialitet në hetimin e sjelljeve të këqija të drejtuesëve në Wall Street. "Ne nuk po mundohemi të debatojmë mbi etikën ose tu japim leksione njerëzve. Ajo që ne po bëjmë është të ekzaminojmë të dhënat dhe të dhënat janë mjaft të forta", tha ai.

Jetët personale

Gjetjet i shtohen bisedës e cila konsiderohej e paprekur në sallat e drejtuesëve të korporatave: jeta personale e drejtuesve. Kjo ishte deri në epokën e MeToo, një lëvizje kundër ngacmimit seksual që shpuri në bërjen publike CEO-ve të përfshirë në afera të tilla si Les Moonves të CBS dhe Steve Wynn të Wynn Resorts.

Rezultatet ishin mjaft të qëndrueshme në të katër profesionet. Për shembull, studimi zbuloi se 4.1% e individëve të akuzuar për shkelje të ligjeve në letrat me vlerë nga Komisioni i letrave me vlerë i SHBA dhe Komisioni i këmbimit valutor midis 2010 dhe 2015 kishin derdhur para në sitin Ashley Madison. Kjo krahasuar me 1% të popullsisë në fushën e kontrollit, e cila përbëhej nga njerëz me histori të ngjashme pune, por pa akuza për sjellje të pahijshme.

CEO dhe CFO të cilët kishin llogari,  ishin dy herë më shumë të ekspozuar ndaj kryerjes të një keqvlerësimi financiar ose të ishin paditur për një aksion të letrave me vlerë midis 2008 dhe 2014. Brokerët mashtrues kishin më shumë të ngjarë se sa grupi i kontrollit të kishin gjurmë të zeza në të dhënat e tyre të mirëmbajtura nga Autoriteti Rregullator i Industrisë Financiare.

Profesorët hasën disa pengesa kërkimore, duke përfshirë pyetje etike në lidhje me përdorimin e të dhënave të Ashley Madison. Ata zbuluan se siti ishte një domenin publik. Gjithashtu, faqja, slogani i së cilës është "Jeta është e Shkurtër. Kini një Aferë” kishte disa përdorues të rremë. Kështu që Griffin dhe bashkautorët e tij e ngushtuan studimin e tyre tek klientët që kishin adresa të cilët përputheshin me numrat e kartave të kreditit. Nuk është gjithashtu e përjashtuas sqaron studimi se anëtarët e grupit të kontrollit të mos jenë përfshirë në tradhëti martesore jashtë sitit Ashley Madison.

Por Griffin është i bindur në gjetjet, që do të botohen javën e ardhshme në Procedimet e shqyrtuara nga Akademia Kombëtare e Shkencave.

"Nëse je i marrë për të vendosur emrin tënd në një sit të tillë, je mjaft i marrë për të bërë gabime të tjera" tha Davia Temin, themeluesi i konsulencës së krizave Temin & Co. në Nju Jork.

*Burimi: The guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë