Jete & Stil

Studimet: Kush mendon pozitivisht, jeton më gjatë

Studimi, i kryer nga Universiteti Stanford, dhe i publikuar në ‘Health Psychology’, tregon se si mendimet, ndjenjat dhe besimet kanë ndikim në shëndetin e përgjithshëm.

Sipas ekspertëve, ne duhet t’i prioritizojmë ndjenjat pozitive po aq shumë sa ushtrimet fizike.

Rezultatet tregojnë se njerëzit të cilët e shohin vetën si më pak aktiv se tjerët janë 71 për qind më të prirë të vdesin para kohe, ndryshe nga njerëzit të cilët mendojnë se janë më aktivë se miqtë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që dëshmohet një ndërlidhje mes mendimit pozitiv dhe jetëgjatësisë, pasi një ndërlidhje e tillë është vertetuar edhe në studimet e mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë