Njerez

Studimet e vërtetojnë: Burrat janë të pjekur në moshën 40 vjeçare

A mendoni se të gjithë burrat piqen më vonë se gratë? Shumë prej nesh kanë dëgjuar shprehjen se burrat, edhe në moshën madhore, vazhdojnë të sillen si fëmijë. Disa gjithashtu besojnë se kur bëhet fjalë për çifte, janë gratë që sjellin pjekuri në marrëdhëniet e tyre. Kështu që shkencëtarët kanë vendosur të hulumtojnë mbi këtë “mit” që është përhapur prej kohësh.
Një studim i kryer nga universiteti i Oksfordit shpjegon se pjekuria e trurit të njeriut dallohet nga një zhvillim i zgjatur i vetive funksionale dhe strukturore të trurit, i cili ndryshon në moshë madhore. Objektivi kryesor i këtij studimi ishte të zbulonte se cilat tipare shndërrohen gjatë pjekurisë dhe cilat janë të njëjtat tek femrat dhe meshkujt. Në studim morën pjesë rreth 121 njerëz nga mosha 4 deri në 40 vjec, përmes skanerit të trurit dhe pikat kryesore ku shkencëtarët u përqendruan ishin funksionet mendore të pjesëmarrëseve në bazë të gjinisë dhe moshës.
Rezultatet e këtij eksperimenti zbuluan se megjithëse truri i burrave dhe i grave zhvillojnë të njëjtat aftësi në jetën e përditshme, në trurin e burrave është vënën re një vonesë në zhvillimin e zgjatur të rrjeteve funksionale. Kjo është arsyeja se shprehja “burrat piqen më vonë se gratë” është e vërtetë. Të dhënat treguan se burrat nuk cilësohen të pjekur përpara moshës 40 vjeçare.

Eduardo Calixto, profesor i fiziologjisë dhe farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Kombëtar të Meksikës, shpjegoi se megjithëse truri i burrave në përgjithësi është pak më i madh se ai i grave, por indet sinjalizuese, që reagojnë ndaj aktiviteteve të ndryshme, janë më të zhvilluara tek gratë. Për shembull ne e dimë shumë mirë që meshkujt kanë vështirësi në perceptimin e ngjyrave dhe aromave.
“Shumë shkencëtarë kanë shpjeguar se këto qasje vijnë si pjesë e çrregullimeve hormonale, por nuk është e vërtetë pasi, çdo gjë ka të bëjë me zhvillimet e funksione komplekse cerebrale, të identifikueshme si funksione mendore,” shprehet ai.
Falë shkencës, ne tani mund të themi me besim se truri i grave dhe burrave funksionojnë ndryshe, gjë që shpjegon ndryshimet në sjellje dhe shkallën e pjekurisë emocionale tek njerëzit./Bright Side/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë