Lajme

Studentja i prish konferencën Ramës, truprojat e nxjerrin me forcë

Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët ka ndodhur një incident.

Ndërsa, Rama po fliste për arsimin e lartë dhe reformat, një grup prej aktivistëve të Lëvizjes së Universitetit kanë ndërhyrë duke akuzuar Ramën se po i zhvat studentët.

Në videon e postuar nga kjo lëvizje vajza duket që tërhiqet nga truprojat për të dalë nga salla ku mbahet takimi.

Gjithashtu aty shkruhet se ata shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”, por “kjo u shqye nga disa prej shoqëruesve të Ramës, të cilët e nxorën studenten me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik”. “Me siguri ngelëse”… tha kryeministri për studenten, e cila i ndërpreu konferencën.  

"BOLL I ZHVATËT STUDENTËT"Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: "Boll i zhvatët studentët". Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t'ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore. Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet. #BASHKOHU

Gepostet von Për Universitetin am Montag, 22. Oktober 2018

Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë