I përket atyre personave që e quajnë veten pa fat për produktet teknologjike sepse pavarësisht kujdesit të treguar ndaj tyre, përherë do të ndodhë një incident?
Projekti ka fituar çmimin Mechatronics 2018. Bëhet fjalë për shpikjen e një studenti gjerman të inxhinierisë. Ai ka krijuar një ”airbag” për celularë dhe produkti tashmë është realitet.
Quhet “Ad Case” dhe është një mbrojtëse e pajisur me sensorë të veçantë: sapo telefoni të bjerë, katër burime metalike shfaqjen për të amortizuar goditjen dhe për të parandaluar shkatërrimin e celularit. Burimet pastaj kthehen sërish në pozicionin e mëpaarshëm.
Merita i takon Philip Frenzel, student i Universitetit Aalen (Gjermani).
Studenti i inxhinierisë e prezantoi projektin e tij në Mechatronics 2018, duke u shpërblyer me çmim. Me shpresën se dikush do të financojë shpikjen e tij, Frenzel së shpejti do të nisë një fushtë për mbledhje fondesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.