Lajme

Studentët : Qeveria ka afat deri të martën


Kushtet atmosferike dhe ditët pushim nuk i kanë ndaluar studentët për të dalë sërish në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Studentëve të Tiranës i janë bashkuar, edhe ata të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por në Tiranë. Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre dhe të rritet 5% buxheti i shtetit për arsimin.

Është dita e gjashtë e protestës dhe studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Deklarata e tyre
“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”- tha një nga studentët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë