Lajme

Studentët letër me 8 kushte, Nikolla: Të ngrejmë grupe pune

Në ditën e tretë të protestës, studentët kanë paraqitur zyrtarisht në adresë të Ministrisë së Arsimit 8 kërkesat për t’u plotësuar. 1. Përgjysmim i tarifës së studimi; 2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.; 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët; 4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore; 5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor; 6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve; 7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. 8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019”, janë tetë kërkesat që Këshilli Studentor i ka drejtuar ministres Nikolla. 

Letra e studentëve drejtuar ministres Lindita Nikolla


Ministrja e Arsimit, Lindit Nikolla i ka kthyer përgjigje, duke i bërë të ditur se lidhur me kërkesat janë ngritur grupe pune për të plotësuar kushtet e tyre. “Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësues të këshillave studentore, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministrja Nikolla. Këto tre pika kishin të bënin me përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte dhe një dyfishim të buxhetit të arsimit të lartë.

Shkresa e kthimit të përgjigjes nga ministrja Nikolla 


Edhe për pikat 2 dhe 3, për rritjen e peshës së votës dhe numër barabartë të votave si dhe një shtim të një anëtari në Bordin e Administrimit të IAL-ve, Nikolla shprehet se “konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen”. Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

KËRKESAT E STUDENTËVE

  1. Përgjysmim i tarifës së studimi
  2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
  3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
  5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
  6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
  7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
  8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
    Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë