Lajme

Studentët, “dhuratë” kryeministrit për Krishtlindje

Festat e fundvitit sollën ndallimin e protestave të studentëve kundër tarifave të larta, kushteve në konvikte dhe ligjit për Arsimin e Lartë pas 17 ditëve intensive në shesh.

Por mesditën e sotme, disa studentë kanë ironizuar duke i bërë një dhuratë të veçantë kryeminisrrit Rama.

Në shkallët e Kryeministrisë, studentët lanë për Ramën një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit, duke kërkuar që “të bëhet serioz dhe të lexojë atë”.

“Dua t’i themi kryeministrit se të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të paktën njëherë në këto vite të behet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe më kryesorja që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë”, tha një studente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë