Histori

“Striscia la Berisha”, kur TV italian parodizonte shqiptarët

“Striscia la Notizia” është një ndër emisionet më të ndjekur të kanaleve Mediaset. I ndërtuar si një emision lajmesh satirik, ai mbledh çdo ditë rreth televizorit miliona shikues. Në 33 vitet e transmetimit, u ka sjellë jo pak kokëçarje politikanëve, modeleve, personazheve të televizionit, duke vënë në lojë dobësitë, gabimet, manipulimet. Që në emisionet e para scoop-et ngjallën polemika, nisin denoncimet. Pippo Baudo i hedh në gjyq për shpalljen e fituesve të festivalit të Sanremos para se ky të përfundonte, ish- ministri Biondi gjithashtu kur Striscia regjistron e transmeton një bisedë të tijën me zëdhënësin e Forza Italia-s duke thurur prapaskena politike. Striscia është e famshme edhe falë personazhit që ka krijuar, Gabibbo, një kukull gjigande që bridhte nëpër tërë Italinë dhe u jepte zë ankesave të njerëzve mbi institucionet.

Dëshironi të VAZHDONI Së lexUARi artikullin?

Më Shumë