Lajme

Stresi nuk ankimon masën e sigurisë: Dua të rri në burg!

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit do të vendosej mbi lënien në fuqi ose jo të masës “arrest me burg” për reperin e njohur Stresi. Pak çaste para se të niste seanca, Stresi ka kërkuar nëpërmjet avokatit të tij që të mos zhvillohej gjyqi, me pretendimin se nuk kishte besim te drejtësia shqiptare dhe se donte të qëndronte në burg.

Reperi i njohur u arrestua nga policia me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në Linzë. Stresi ka qenë prej një viti në përgjim dhe gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.

Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup. Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë