Jete & Stil

Stresi gjatë shtatzënisë

Shtatzënia është një periudhë shumë delikate, ndaj duhet treguar kujdes me ushqimin, lëvizjet, punën.

Veprimtaritë e përditshme duhet të ndjekin një vijë të caktuar, pa terapi dhe keqpërdorim të kohës dhe energjive, pasi kjo ndikon jo vetëm në shëndetin e nënës por edhe te fëmijës.

Disa ekspertë besojnë se periudhat e zgjatura të stresit të rëndë (si vdekja në familje, humbja e një pune etj.) mund të ndikojnë negativisht në shtatzëni, duke shkaktuar komplikime si lindja e parakohshme, pesha e ulët e lindjes madje edhe çrregullimet e gjumit dhe të sjelljes te fëmijët e vegjël. Në fakt, disa studime kanë treguar se efektet e stresit kronik te fetusi janë minimale dhe se një nënë vuan shumë më tepër se sa foshnja e saj.

Stresi kronik mund të shkaktojë një numër simptomash fizike si problemet e gjumit, problemet e tretjes, dhimbje koke, tensionin e muskujve dhe presionin e lartë të gjakut.

Gjëja më e rëndësishme është të kujtojmë se ne të gjithë përjetojmë stresi dhe kur jeni shtatzënë është e natyrshme që çdo emocion mund të përjetohet më shumë, duke përfshirë ato negative.Nëse jeni shumë e shqetësuar për shkak të dëmit që mendoni se i shkakton stresi fëmijës, filloni duke pranuar atë që po ju pengon dhe kuptoni mënyrën më të mirë për të trajtuar këtë çështje. Ndonjëherë ndihmon biseda me një grua tjetër shtatzënë ose me nënën. Ose hidhini në letër mendimet tuaja, sepse kjo mund t’ju çlirojë. Ju mund të praktikoni edhe yoga gjatë shtatzënisë pasi është një praktikë shumë e shëndetshme.

E rëndësishme është të gjeni diçka që funksionon për ju.

Menaxhoni dhe organizoni kohen tuaj.

Reduktoni mënyrat e sjelljes që ndikon në stres.

Mbaj afër miq të mirë.

Ndrysho mënyrën e të menduarit.

Thuaju stop mendimeve që shkaktojnë stres.

Kërkoni këshillat e një profesionisti jepi vetës kohën e mjaftueshme për tu qetësuar.

Dëgjoni muzikë.

Mos pini alkool dhe duhan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë