Drejtësia

Strasburgu gjen shkelje për shkarkimin e ish-prokurores Sevdari, qeveria duhet t’i paguajë 24 mijë €

Gazeta Si - Ish-prokurorja Antoneta Sevdari ka fituar procesin gjyqësor ndaj qeverisë shqiptare në Gjykatën e Strasburgut 3 vjet pas shkarkimit nga Vettingu.

Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje proceduriale, duke theksuar se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.

Për këtë arsye Gjykata për të Drejtat e Njeriut ka gjobitur Shqipërinë me rreth 24 mijë euro.

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, Sevdari kishte justifikuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj përpara trupit gjykues të Vettingut dhe kishte vërtetuar se burimi i tyre ishte i ligjshëm dhe jo kriminal.

Deri sa vendimi të hyjë në fuqi për 3 muajt e ardhshëm, Strasburgu urdhëron autoritetet shqiptare ta dëmshpërblejnë prokuroren e shkarkuar për humbjen financiare të sjellë pas largimit nga detyra me vlerë 13.600 euro, si dhe 11 mijë euro dëmshpërblim jo pasuror dhe kompensim për kostot e procesit.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare duhet të marrin masa për të rivënë drejtësinë thuhet më tej, duke sugjeruar gjetjen e mekanizmave për rihapjen  e procesit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Sevdarin, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në shkurt të vitit 2019.

Sipas saj, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit qëndrojnë me shumicë persona pa integritet moral dhe profesional, që nuk e njohin Kodin Penal dhe në vend të reformimit të drejtësisë shqiptare, po e shkatërrojnë atë në themele.

“Strasburgu” konstatoi se emërimi si gjyqtar dhe zgjedhja nga Kuvendi i Luan Dacit, u krye pa verifikuar të kaluarën e tij. Luan Daci është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme GJKKO për falsifikim.

Kundër shkarkimit të saj me herët doli edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Opinioni i vëzhguesit Ferdinando Buatier de Mongeot, i publikuar nga ONM si mendim pakice, vë në dukje se shumica në KPA që vendosi për shkarkimin e Sevdarit, nuk kishte prova dhe se përcaktimi për “deklarim të pamjaftueshëm” ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë