Futboll

Strakosha shijon momentin e artë, Berisha s’dorëzohet dhe Hysaj spektator

Në Serinë A është momenti i Interit, që ka marrë kryesimin të dielën, por skuadra që ka bërë më mirë është Lacio. Janë gjashtë fitore radhazi për skuadrën e Igli Tares dhe Tomas Strakoshës, që renditet e treta aktrualisht, me 30 pikë, pas Interit dhe Juventusit.

Tomas Strakosha, një titullar i pazëvendësueshëm te bardhekaltrit, në fitoren 3-0 ndaj Udinezes ishte thjesht një spektaktor pa biletë në “Olimpico”. Portieri kuqezi nuk ka pasur punë në këtë ndeshje dhe shtypi italian e ka vlerësuar me notën 6. Në një situatë të kundërt ka qenë Etrit Berisha, i impenjuar maksimalisht në ndeshjen ndaj Interit. Berisha ka bërë një paraqitje pozitive në këtë ndeshje, pavarësisht humbjes 2-1. Ai është vlerësuar me notën 6.5 dhe sipas shtypit sportiv italian, sihte pikërisht portieri i Kombëtares që e mbajti Spalin në lojë deri në fund me disa pritje vendimtare. Skuadra e Berishës mban vendin e parafundit në Serinë A, me vetëm 9 pikë. Në 5 ndeshjet e fundit, Spali nuk ka arritur asnjë fitore. Më keq se Spali ka bërë vetëm Breshia e Emanuele Ndojit, që ka 7 pikë.

Tomas Strakosha gjatë ndeshjes me Udinezen. Gazeta Si, 2 dhjetor 2019

Situatë e vështirë edhe për Elseid Hysajn, kapitenin e kuqezinjve. Ai nuk luajti asnjë minutë në humbjen me Bolonjën në kampionat. Futbollisti shkodran duket se ka humbur edhe krahun e majtë të mbrojtës, ku këtë herë trajneri Ançeloti, pavarësisht mungesës së Mario Ruit dhe Gulam, aktivizoi Di Lorencon. Ishte ky lojtar që u ble për të krahun e djathtë të mbrojtjes, ku luan Hysaj, ndërsa tani po i bëhet makth edhe në të majtë. Napoli po kalon një situatë shumë të vështirë prej disa javësh, ku marrëdhëniet mes ekipit dhe presidentit De Laurentis janë shumë të acaruara.

 

Më Shumë