Jete & Stil

Stop listës së “dëshirave”

Nga Joe Queenan, Wall Street Journal – A e keni parasysh listën e fillimvitit me gjëra që amerikanët detyrojnë veten për ti kryer? Kjo listë, që herë merr kontekstin e dëshirave dhe herë tjetër të një mali me gjëra që i varen në qafë  ndërgjegjes për ti kryer, ka do vite që i është bërë zakon edhe europianëve. Por gazetari Joe Quenan i Wall Street Journal, përmes esesë së tij, përpiqet ta çmitizojë këtë zakon amerikan; dhe me të drejtë…

Lista amerikane e gjërave që duhen bërë është në krizë. Nevoja e ngulët për të kaluar pranë vullkaneve në Mongoli, për të notuar me peshkaqenët që hanë njerëz në Seychelles dhe për të fjetur në çdo shtëpi në fermë, ku George Washington ka rënë në shtrat, ka kontribuar në krijimin e një epidemie neurotike kombëtare në lidhje me idenë e listës së gjërave që duhen bërë gjatë jetës.

Amerikanët janë kaq të fiksuar me pjesëmarrjen në maratonën prej 100 kilometrash në Outback, pas vizitave të çdo stacioni baseballi në vend ose pas fluturimit në një tullumbace me ajër të nxehtë mbi Fixhi, e që të gjitha këto forma të kënaqësisë kanë bërë që të krijohet një lsitë e gjërave që duhen bërë. Hartimi i një liste dëshirash ishte dikur mënyra e përkryer për të kaluar ditët e ëmbëla të pushimeve verore. Tani është vetëm një formë tjetër e punës.

Ashtu si American Youth Soccer dhe muzika bashkëkohore e vendit, edhe listat e dëshirave filluan si diçka e padëmshme dhe zbavitëse para se të ktheheshin në një makth. Zyrtarisht, koncepti i listës së dëshirave rrjedh nga filmi i vitit 2007 dashuri dhe luftë, që ka në qendër konkurrencën për të pastruar një listë të ëndrrave personale përpara se Reaper Grim t'i marrë ato. Por, ashtu siç ndodh shpesh në atë vend të mrekullueshëm, diçka që filloi si një shaka u bë një çrregullim klinik. Është sikur çdo grua që shikonte "Thelma dhe Louise" papritmas të vendoste se ishte një ide e mirë për të hedhur një makinë nga një shkëmb.

Çdo kush sot me pak para gjendje për ti shpenzuar duket i fiksuar për të bërë listën e dëshirave. 100 vende për tu parë përpara se të vdesësh. Jo, bëji 1,000 ato vende. Pesëdhjetë restorante  për të ngrënë në to përpara se të vdesësh—jo, 200. 111 idetë më të mira të listës së gjërave që duhen bërë. 329 ide të listës. 15,378 sugjerimet më cilësore për listën.

Mjerisht, listat e dëshirave, e gjërave që duhet të bësh gjatë jetës, kanë tendencë të jenë të qarta dhe të përgjithshme: Shih Taj Mahal, Piramidat, Malet Fuji, Aurora Borealis, West Edmondton Mall. Këto lista të gatshme, shto miell e shto ujë, janë të mërzitshme. Është tragjike që çdokush do të duhet të konsultojë listën e dikujt tjetër për të bërë të vetën. Një listë e dëshirave është menduar të jetë thellësisht personale, produkt i refleksioneve të brendshme dhe vetë-kërkim intensiv. Nuk duhet të jetë një tjetër gjë banale e gjetur në internet.

Termi “bucket list,” në vetvete, është problematik. Teknikisht, i referohet të kesh një këmbë në kovë, të jesh në ose pranë pragut të vdekjes. Për fat të keq, fjala "kovë" është e brishtë, e thjeshtë, e papërfillshme, minimaliste. Jo, bëje atë të shëmtuar. "Lista" nuk është shumë më mirë. Fjalët si "kërkim", "ëndërr" janë heroike, arktipike, të mbushura me mister, magjike.

Ilustrimi:  ROBERT NEUBECKER

Amerikanët kanë qenë gjithmonë një popull i parakohshëm, por lista e thjeshtë e dëshirave të një palë pantallonave të shkurtra është patetike. Le të konsiderojmë diçka menjëherë: Nuk mund të filloni të shkruani një listë të tillë kur jeni dymbëdhjetë vjeç. Ju nuk mund të filloni të shkruani listën  në moshën 29 vjeçare. Njerëzit që të rinj nuk posedojnë autoritetin moral për të hartuar një listë dëshirash,  duhet të shkojnë të gjithë në dhomat e tyre dhe të luajnë Warcraft për katër dekadat e ardhshme. Mami do t'ju thërrasë në katin e poshtëm kur të keni arritur moshën e plotë të daljes në pension.

Ne të gjithë jemi të njohur me konceptet ‘tepër’, ‘tepër shpejt’ dhe ‘pak si shumë vonë’. Listat e dëshirave janë në thelb një rast i qartë i rrugës shumë larg, shumë vonë. Ato mund të duken si një çmim ngushëllimi për të mos pasur një jetë të kënaqshme. Nëse po afroheni me shpejtësi në pragun fundor dhe keni akoma dhjetra gjëra që janë në pritje në listën tuaj, mund të ngrihet pyetja; çfarë po bënit gjatë gjithë kohës?

Pse nuk bëtë gjatë gjithë jetës gjërat që donit?

Shpesh këto lista shërbejnë si një tentativë për të kompnesuar faktin që nuk ke bërë mjaftueshëm gjatë jetës, gjëra që do të bënin diferencën.

Dhe kjo mund të rezultojë tmerrësisht zhgënjyese. Të kesh ndjekur koncertin e Robert Plant në vitin 2018, nuk zëvendëson mosshkuarjen në koncertin e Led Zeppelin në vitin 1968. Pjesëmarrja në një rekreacion të ngathët të Woodstock në vitin 2016, nuk zëvendëson soditjen e shiut të verës për tre ditë rresht. Siç e ka thënë dikur David Bowie: "Kz nuk është rok & roll. Ky është gjenocid ".

Shpesh listat e dëshirave kthehen në obsesion, janë shumë të kushtueshme e të dhimbshme. Ato të krijojnë përshtypjen se jeta nuk është aq shumë e gjatë dhe e gëzuar, por një seri detyrimesh të vështira për t'u kontrolluar.

Vizitoni qytetin e ndaluar në Pekin.

Bëni rafting dimëror në Siberi.

Noto në të gjitha Liqenet e Mëdha.

Njerëzit të cilët raportojnë zhvillime prej listës së tyre, kanë pritshmëri që shokët e tyre të impresionohen, ndoshta edhe të xhelozojnë. "Unë kam lundruar në Ngushticën e Magellanit, kam marrë pjesë në një maratonë me ecje mbrapsht me sy të mbyllur përgjatë pesë kontinentëve dhe dy herë kam ngrënë mëngjes me Marquesa de Torremolinos në çatinë e Alhambra," tregojnë ata. Kujt i intereson? Kërcimi i Bungee në Madagaskar nuk mund të kompensojë tri martesa të shkuara keq  ose një shaka të keqe të fatit.

Të gjitha gjërat ekzotike që sugjerojnë listat e stisura nuk janë gjëra të bukura që shijohen për hir të shijimit; ky është fetishizëm. Nuk është një aventurë; është një punë. Listat e gjërave që duhen bërë,  janë vetëm një mënyrë tjetër për kthimin e njerëzve normalë në foshnje obsesive.

Gjëja e fundit që dikush duhet të bëjë kur të dalë në pension është.

Ndërpriteni punën përgjithmonë.

Tregojini shefit tuaj se sa e urreni atë gjatë rrugës për tek dera.

Megjithatë, në një shoqëri të obsesionuar, ne të gjithë rrezikojmë të na tallin nëse nuk kemi një listë të plotë të gjërave që duhet të bëjmë. Ja disa mendime se si mund të zgjidhet ky problem irritues:

Paguaj njerëz të tjerë për të fluturuar me parashutë nga avioni, për të notuar me peshkaqenë, për të marrë pjesë në maratonën prej 100 kilometrash. Merrni një raport të plotë se sa argëtuese ishte. Gënje miqtë e tu se i ke bërë të gjitha këto.

Merrni hua fotot nga shokët që kanë shkuar në safari ose kanë vozitur  me motor, etj. Bëj Photoshop veten nëpër to dhe tregojuni të gjithëve se sa emocionuese ishte të shkoje në shtrat duke e ditur se luanët që hanë njerëzit dhe hienat dispeptike po silleshin rreth e rrotull çadrës tënde dhe se djaloshi nga REO Speedwagon i dëboi.

Vath në vesh; të realizosh një ëndërr nuk është e njëjta gjë sikur të bësh diçka për tu mburrur tek të tjerët. Ëndrrat nuk janë shaka. Kur Don Kishoti citon melodinë e tij frymëzuese të "Man of La Mancha", ai këndon për arritjen e ëndrrës së pamundur. Ai nuk është duke kënduar për të arritur suksesin e pamundur.

Një listë e mirë e dëshirave duhet të jetë e shkurtër dhe shumë përzgjedhëse. Nuk duhet të jetë vetëm një ndryshim i keq në "Gjërat e vogla që duhet të bëj sot".

Kur Sir Galahad shkoi për të kërkuar Grailin e Shenjtë, ai nuk kishte një listë që lexonte:

Gjej Grailin e Shenjtë.

Gjeni një kryq të vërtetë.

Mbylli duart rreth shtizës së Longinus.

Shikoni në qefinin e Torinos.

Jo, ai doli dhe e gjeti vet Grailin e Shenjtë. Ai nuk kishte nevojë të bëntë një listë të pambarimtë. Sir Galahad kishte vetëm një artikull në listën e tij të dëshirave./Përktheu: Sabina Veizaj/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë