Bota

Stoltenberg paralajmëron: Do të mbrojmë Suedinë dhe Finlandën si çdo aleat

Gazeta Si - Për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, reagime dhe mesazhe kontradiktore kanë ardhur nga Moska, por Aleanca tashmë do të mbrojë edhe dy vendet nordike dhe është e gatshme për çdo rrezik të mundshëm.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë konferencës për shtyp në fund të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare sot në Madrid.

“Finlanda dhe Suedia, - nënvizoi Stoltenberg, - janë kombe sovrane, ata janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre, dhe për këtë arsye ata janë të lirë të anëtarësohen në NATO, ndaj ne i kemi mirëpritur në Aleancën tonë. Në të njëjtën kohë, - shtoi ai, - ajo që shohim në Ukrainë tregon se Rusia është plotësisht e përqendruar në këtë luftë dhe ne e marrim parasysh këtë mesazh nga Moska se nuk ndryshon shumë fakti që Finlanda dhe Suedia po bashkohen me aleatët. Në fakt, ata kanë komunikuar disa mesazhe nga Moska për këtë çështje”.

Ndërsa në fillim Kremlini dukej pak i interesuar për dy anëtarësimet e reja në NATO, duke deklaruar se për Rusinë është çështja e Ukrainës më e rëndësishme, më vonë u njoftua një përgjigje e drejtpërdrejtë nga qeveria ruse, në rastin kur sistemet e armatimit të NATO-s ishin pozicionuar në dy vendet nordike.

“Gjëja më e rëndësishme për ne, – tha Stoltenberg, - është se Finlanda dhe Suedia do të bëhen anëtarë të Aleancës. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë aleatët tanë, përfshirë Suedinë dhe Finlandën natyrisht, dhe jemi të gatshëm për çdo rast”, - paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm.

Do të ketë një strategji të re për mbrojtjen ushtarake në Ukrainë jo vetëm nga toka, por dhe nga ajri dhe deti. Do të jetë një rajon që do të shihet me seriozitet dhe gatishmëri maksimale.

Stoltenberg deklaroi se ata janë të hapur dhe për anëtarësime të reja për këdo që plotëson kushtet e saj.

"Nëse kemi një organizim të përbashkët pavarësisht se jemi të ndryshëm asnjëherë nuk do të dështojmë," tha ai.

Fokusi i NATO-s ka qenë më tepër tek ajo se çfarë po ndodh në Ukrainë.

"Ka shumë rreziqe potenciale dhe duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë më shumë. Kemi firmosur dhe disa marrëveshje të rëndësishme," tha ai.

Sipas Stoltenberg fondi i përbashkët i aleancës do të ketë ndryshime. Do të ketë një strategji të re dhe për vendet e Afrikës dhe një koncept të ri për mbrojtjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë