Bota

Stambollit do t’i mbarojë furnizimi me ujë pas 45 ditësh

Qytetet më të mëdha në të gjithë Turqinë do të përballen me mungesën e ujit muajt e ardhshëm, mes paralajmërimeve që Stambollit i mbeten më pak se 45 ditë ujë.

Reshjet e dobëta të shiut kanë çuar në thatësirën më të rëndë me të cilën është përballur Turqia në n dekada duke rrezikuar të lënë gati 17 milion njerëz pa furnizim me ujë, sipas dhomës së inxhinierëve kimikë të Turqisë. Kryebashkiaku i Ankarasë, Mansur Yavaş, tha në fillim të këtij muaji kryeqyteti kishte edhe 110 ditë të tjera sasi për furnizimin me ujë në diga dhe rezervuarë.

Izmiri dhe Bursa, ndër qytetet më të mëdha të Turqisë, gjithashtu po luftojnë për furnizimin më ujë.
Niveli kritik i ulët i reshjeve në gjysmën e dytë të vitit 2020 bëri që drejtoria e çështjeve fetare të udhëzonte hoxhallarët të luteshin për shi muajin e kaluar.

Turqia është një vend që vuan nga mungesa e ujit me vetëm 1,346 metra kub ujë për frymë në vit është përballur me disa thatësira që nga vitet 1980 për shkak të një kombinimi të rritjes së popullsisë, industrializimit, përhapjes urbane dhe ndryshimit të klimës.

"Në vend që të përqendrohet në masat për të mbajtur nën kontroll mungesën e ujit, Turqia këmbëngul në zgjerimin e furnizimit me ujë përmes ndërtimit të më shumë digave … Turqia ka ndërtuar qindra diga në dy dekadat e fundit," thotë Akgün İlhan, një ekspert i menaxhimit të ujit. "Shenjat paralajmëruese kanë qenë atje për dekada por askush nuk mori masa."

Turqia ka prioritizuar prej kohësh rritjen ekonomike mbi shqetësimet mjedisore dhe mbetet i vetmi vend i G20 përveç SHBA-së që nuk ka ratifikuar marrëveshjen e Parisit të vitit 2015. "Të gjithë e dinë që pellgjet ujore duhet të ruhen, veçanërisht për këto episode të thatësirës që po bëhen më të ashpra dhe afatgjata", thotë Dr Ümit Şahin, profesor i ndryshimit global të klimës dhe në Universitetin Sabancı të Stambollit. Megjithatë, në Stamboll, për shembull, pellgjet ujore më vitale, pyjet e fundit dhe toka bujqësore, janë shkatërruar për projektet e zhvillimit urban… aeroportin e ri, urën e re të Bosforit, autostradat dhe kanali i Stambollit.

Ekrem İmamoğlu, i zgjedhur në 2019 si kryetari i partisë opozitare të Stambollit pavarësisht rezistencës së ashpër nga partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Turqisë, premtoi se do të siguronte furnizimin me ujë deri në vitin 2070. Me të hyrë në zyrë, megjithatë, administrata e tij e kuptoi se problemet ishin shumë më të thella.

Bashkia tani për tani i ka nxitur banorët të mendojnë me kujdes se si të kursejnë ujë. Në Izmir, autoritetet lokale po përgatiten kundër mungesës së ujit duke gërmuar 103 puse të reja, duke ricikluar ujërat e zeza dhe duke minimizuar harxhimin e ujit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë