Bota

Sulm me armë në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll, ka viktima. Vriten edhe 2 agresorët

Një sulm me armë ka ndodhur në sheshin pranë Pallatit të Drejtësisë të Stambollit në Turqi. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur eliminimin e dy agresorëve.

Mësohet se një burrë dhe një grua nisën të qëllonin me armë në drejtim të kalimtarëve. Motivet e këtij sulmi nuk dihen ende.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në sheshin para Gjykatës së Stambollit, 2 persona humbën jetën dhe 6 persona, mes tyre 3 policë, mbetën të plagosur.

“Përgëzoj policët tanë heroikë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, u shpreh ministri i Brendshëm i Turqisë.

Hetimet lidhur me atë që ndodhi po vijojnë, ndërsa mediat po raportojnë se dy personat që kryen sulmin janë anëtarë të Partisë Komuniste të Turqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë