Arsim

Stafet akademike kanë më shumë burra se sa gra

Megjithëse në radhët e të diplomuarvëve në universitet ka më shumë gra se sa burra, rritja e përqindjes së burrave rritet me rritjen e gradës në trupin akademik.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vitin akademik 2018/19 ishte afërsisht 35 mijë studentë ndër të cilët vajzat përbënin 66,4 %. Numri i të diplomuarve vajza në krahasim me një vit më parë është rritur me 6,6 %.

Në vitin shkollor 2018/2019, në trupin mësimor të arsimit parauniversitar mbizotërojnë gratë, përkatësisht 74,6 % në arsimin 9 vjeçar dhe 66,5 % në arsimin e mesëm.

Kurse, në trupin akademik të arsimit të lartë mbizotërojnë burrat, përqindja e tyre rritet me rritjen e gradës në trupin akademik. Gratë me titull Profesor janë 40,7 %, ato me titull Doktor janë 59,8 % dhe Docentë dhe Pedagogë pa tituj janë 60,5 %, krahasuar me burrat.

Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit, për të dyja gjinitë.

Gratë preferojnë të studiojnë dhe diplomohen më shumë në biznes, administrim dhe ligj (27,1 %), shëndet dhe mirëqënie (18,4 %) dhe arsim (13,1 %). Ndërsa burrat preferojnë të studiojnë dhe diplomohen më shumë në fushën biznes, administrim dhe ligj (29,3 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (17,5 %), shëndet dhe mirëqënie (9,6 %).

Fusha e studimit, më e dominuar nga gratë e diplomuara është arsim (81,4 %), ndjekur nga fusha e shëndetit dhe mirëqenies (79,1 %), dhe arte dhe shkenca humane (78,2 %). Ndërsa burrat dominojnë më shumë në fushën e shërbimeve (73,6 % ), ndjekur nga inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (62,6 %), si dhe bujqësi, pyje, peshkim dhe vetenari me 55,1 %.

Gratë mbi 65 vjeç me arsim bazë zënë 76,2 % ndërkaq burrat 56,8 %. Vetëm 5,5 % e grave në këtë grup-moshë janë me arsim të lartë, kundrejt 13,0 % të burrave. Në popullsinë 25-39 vjeç, gratë me arsim të lartë përbëjnë 37,7 % ndërsa burrat 25,8 %. Në këtë grup-moshë, 42,7 % e grave janë me arsim bazë, ndërsa tek burrat kjo përqindje është 37,9 %.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë