Futboll

Stadiumi i ri i përbashkët, Milan dhe Inter prezantojnë projektin

 “San Siro” i ri vazhdon punimet. Interi dhe Milani kanë takuar përsëri administratën komunale, të cilës këtë mëngjes iu prezantuan dy projekte të reja, të krijuara përsëri nga studio “Populous” dhe “Manica”, që modifikojnë pamjen e “San Siro”, siç kërkohet nga "Palazzo Marino" (bashkia). Në nëntor ishte aprovuar në parim masterplani, megjithatë, duke urdhëruar zvogëlimin e  vëllimeve ekstra-sportive. Synimet e Interit dhe Milanit janë për të prishur stadiumin e vjetër, duke krijuar hapësira shtesë për zona tregtare.

Siç raportohet në një njoftim zyrtar të dy klubeve, të përfaqësuara në Bashkinë e Milanos nga presidenti kuqezi, Paolo Scaroni, dhe drejtori zikaltër, Alessandro Antonello, këto hipoteza (ose projekte të reja) në përputhje me indikacionet e administratës komunale dhe, siç u ra dakord në mbledhjen e mëparshme, parashikojnë një ri-funksionalizim të “Meazza”, të destinuar kryesisht për funksionet sportive dhe argëtuese, duke e bërë pjesën rreth “San Siro” të jetueshme për 365 ditë në vit, në funksion të qytetarëve.

Mbajtja e dy stadiumeve funksionale është e pamundur, siç është pohuar gjithmonë nga Interi dhe Milani, kështu që po shkohet drejt një zgjidhjeje të përzier. Pranë “San Siro” së ri, “Meazza” e sotme do të jetojë falë ruajtjes së disa elementëve ikonikë dhe, më shumë e rëndësishme, do të krijohet një ‘’qytezë’’ sportive e hapur për publikun, me fusha futbolli, basketbolli dhe një pistë atletike. “Klubet, - lexohet në njoftim, - do të vazhdojnë me analizat teknike dhe ekonomike të projektit të paraqitur, gjithmonë në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Komuna". Për rreth dhjetë ditë do të zhvillohet takimi i radhës në “Palazzo Marino”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë