Futboll

Stadiumi i ri do të përurohet nga femrat e Vllaznisë dhe Apolonisë

Stadiumi i ri kombëtar, ose “Arena Kombëtare”, siç njihet deri tani, pasi mund të ndërrojë emër shpejt, është pothuajse gati. Në Federatën Shqiptare të Futbollit po mendojnë për ceremonisë inauguruese të këtij stadiumi, që do të zhvillohet në ndeshjen me Francën, më 17 nëntor. Por më parë do të ketë një ndeshje testuese në tapetin e stadiumit të ri.

FSHF-na fakt, sipas rregullave të UEFA-s, duhet ta bëjë patjetër një ndeshje testuese. Nga drejtuesit e Federatës është vendosur që të jetë një ndeshje femrash dhe pikërisht Vllaznia-Apolonia. Kjo ndeshje luhet më 3 nëntor, në mbrëmje, sepse duhet të testohet edhe ndriçimi. Është ndeshja inauguruese e stadiumit të ri dhe tifozët do të kenë shanin të “prekin” nga afër ambientet e tij. Dy javë më pas do të jetë ndeshja zyrtare me Francën, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Prej kohësh FSHF-ja ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri, që do të thotë se ai do të ketë një emër komercial, edhe pse ka shumë qëndrime kundër. Deri tani janë disa kompani të mëdha që kanë shfaqur interes për t’i vënë emrin e tyre stadiumit të ri dhe me të ardhurat nga shitja e emrit do të mundësohej mirëmbajtja dhe shërbimet e tjera, që kanë një kosto relativisht të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë