Futboll

Stadiumet e së ardhmes, nga birra me dron tek urat speciale mbi çati

Stadiumet e së ardhmes do të kenë një teknologji të përparuar, madje deri në atë pikë ku nuk mund të shkojë imagjinata. Hapat e parë kanë nisur të hidhen tashmë. Para pak kohësh, Lacio ka prezantuar një projekt për stadiumin e ri, që përfshinte shumë forma jashtë futbollit për të tërhequr tifozët dhe për t’i bërë dy orët e ndeshjes sa më zbavitëse. Në rrjetet sociale pati debate për emrin e stadiumit dhe strukturën e tij. Por kjo nuk është asgjë në lidhje me atë që stadiumet e së ardhmes pritet të ofrojnë për futbolldashësit.

Holograme – Po, holograme. "The Guardian" në Angli i ka kushtuar vëmendje stadiumeve të së ardhmes. Për çfarë flitet konkretisht? Bëhet fjalë për t’i dhënë mundësinë një tifozi të Realit të Madridit, kur është larg Spanjës, që ta shohë ndeshjen direkt nëpërmjet strukturave (tip pallatesh), ku transmetohen hologramet e ndeshjes, që po luhet në një vend tjetër të botës. Jo keq!

Kështu mund të shijohet ndeshja në të ardhmen

Ura në çati – Një tjetër ide për stadiumet e së ardhmes, që më shumë po mendohet në vendet e Europës veriore, ka të bëjë me krijimin e disa strukturash të veçanta në formë ure në çatinë e stadiumit. Një vend që do t’u jepte mundësi tifozëve, natyrisht me pagesë, të shijonin spektaklin në fushë nga një tjetër pikë.

Birra me dron – Kjo është vërtet një ide spektakolare dhe ka lindur në Gjermani. Në këtë vend kanë hedhur propozimin që të shpërndahen birra me dron për tifozët në tribuna, që dëshirojnë të konsumojnë një pije gjatë ndeshjes.

Projekti i stadiumit të Forest Grin Rovers, i gjithi me dru

ECO – E ardhmja është me siguri ECO. Shembulli është dhënë nga skuadra Forest Grin Rovers, që luan në “National League” dhe që po ndërton stadiumin e parë të gjithin me dru. Ky stadium, i projektuar nga kompania “Zaha Hadid Architects”, do të realizohet vetëm me dru të fortë, që i reziston kohës.

Emra sipas origjinës – Beteja e “Stamford Bridge”, nga emri i një fshati anglez, është konsideruar si akti përmbyllës i epokës vikinge në Angli. Kjo betejë daton më 25 shtator 1066, pak ditë pasi një ushtri pushtuese norvegjeze, me mbretin Harald Hardrade në krye, kishte mposhtur ushtrinë e veriut, e përbërë nga Edwin di Mercia dhe nga Morcar, konti i Northumbrias, në betejën e Fulford, dy milje në jug të qytetit York. Nga kjo histori është frymëzuar stadiumi i Çelsit dhe këtë element mund ta ndeshim edhe në të ardhmen. Nuk është çudi të shohim stadiume të ndërtuar në forma të tilla, që i ngjajnë origjinës së klubit. Mund të kemi stadiume si kështjella apo si strofull ujqërish…

Sedilje vibrante, një ide e marrë nga Amerika

Sedilje vibrante – Edhe kjo duket vërtet spektakolare. Fjala është për sediljet vibrante, që do të bënin që tifozët t’i shihnin ndeshjet në mënyrën më komode. Ideja është amerikane dhe nuk lidhet vetëm me NFL-në, por edhe me futbollin. Imagjinonin vetë!
Përgatiti: Fatjon Rupi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë