Lajme

Sqarimi i Sandër Lleshit: Nuk jam më ushtarak prej vitit 2013

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e ministrit të Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi, drejtuar presidentit Ilir Meta.

Në letrën drejtuar Metës, Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit tëBrendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë