Futboll

Sportingu i Lisbonës troket te Çelsi për sulmuesin kuqezi, Armando Broja

Gazeta Si – Sporting i Lisbonës ka vënë në shënjestër sulmuesin shqiptar, Armando Broja. Klubi i njohur portugez e sheh 21-vjeçarin si lojtarin e duhur për të përforcuar repartin e avancuar. Lajmi bëhet i ditur nga shtypi portugez.

Pas eksperiencës që pati sezonin e kaluar me Southemptonin, Broja nuk gjeti shumë hapësirë me londinezët deri në momentin që pësoi dëmtimin, që i mbylli sezonin. Futbollisti shqiptar është në fazën e rikuperimit dhe do të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Broja me fanellen e Celsit. Gazeta Si, 27 prill 2023

Pas disa klubeve angleze, ku mund të veçohet Uest Hemi, si dhe atyre italiane, si Milan e Napoli, tani në skenë del edhe Sportingu. Me sa duket, vera që po vjen do ta gjejë Brojën në qendër të merkatos.

Situata në fakt varet edhe nga trajneri i ri që do të ketë Çelsi, ku duket se Poketino është gjithmonë e më afër. Argjentinasi parapëlqen lojtarët e rinj dhe nëse ai zyrtarizohet te Çelsi, Broja ka më shumë shanse qëndrimi. Në të kundërt, duhet të zgjedhë një skuadër tjetër, ku mund të aktivizohet rregullisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë