Lajme

‘Spiuni’ i Teslas, hero apo shantazhues?

Tesla e përshkruan ish-punonjësin e saj, MArtin Trip si një sabotues, shantazhues e kriminel, i cili pasi u fut vjedhurazi në sistemet e kompanisë kërkon që t’i prishë asaj imazhin dhe reputacionin për sigurinë që ofron për të gjithë klientët e vet.

Për të gjithë këtë, kompania e Elon Musk e ka paditur ish-punonjësin e saj, nga i cili kërkon 1 milionë dollarë.

Por, vetë Marty Tripp thotë se ai nuk është as kriminel dhe as shantazhues, por një njeri që po zbardh mashtrimet e Teslas për sistemet dhe standardet e sigurisë që kompania u ofron klientëve dhe për këtë meriton mbrojtje ligjore. Ai thotë se ka shpërndarë dhe vazhdon të shpërndajë informacionin që ka në lidhje me sasinë e madhe të një materiali të dyshimtë me të cilin kompania prodhon bateritë e saj.

Tesla këmbëngul në pretendimin e saj se Tripp është thjesht një mashtrues. Në dosjen paditëse të dorëzuar në një gjykatë të Nevadas të mërkurën, kompania e Elon Musk akuzon Tripp si një njeri të pandershëm dhe që po shantazhon kompaninë pasi nuk mori ngritjen në detyrë.

Martin Tripp mbante postin e teknikut në linjën e prodhimit të baterive në fabrikën “Gigafactory” të Tesla, panë Renosë në Nevada.

“Tripp siguroi në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale dhe sekrete tregtare të kompanisë duke ua zbuluar ato palëve të treta, si dhe lëshoi disa deklarata të rreme, që synojnë të dëmtojnë kompaninë”, thotë Tesla në dosjen paditëse ndaj ish-punonjësit të saj.

Elon Musk gjatë prezantimit të Modelit 3 të makinave Tesla

Mes morisë së informacioneve të bëra publike nga Martin Tripp është edhe një bisedë e shkëmbyer me anë të postës elektronike mes tij dhe bosit të Teslas, Elon Musk.

“Je një qënie njerëzore e pështirë dhe duke më kërcënuar mua vetëm sa përkeqëson situatën tënde. Mosmbajtja e fjalës së nderit dhe tradhëtia ndaj kompanisë dhe kolegëve të tu të punës është një shkelje e rëndë, që ndëshkohet edhe ligjërisht”, i shkruan Musk në një e-mail të siguruar nga BBC.

Përgjigja e Musk kishte mbërritur si reagim pas mesazhit të dërguar më herët nga Tripp, ku i thotë që të bëhet gati dhe të presë atë që meriton për mashtrimin që u ka bërë investitorëve dhe publikut.

Mes detajeve që ka shpërndarë me palë të treta, Tripp pretendon se njëri është më një gazetar të Business Insider, ku i tregon sesi bateri defektoze dhe me rrjedhje janë vendosur në makinat e Teslas, madje edhe në modelet që janë shitur dhe vazhdojnë të shiten në treg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë