Media Galeri

Spitalet në Selanik në kolaps, të infektuarit nisen me avion në Athinë

Spitalet në Selanik kanë shkuar drejt kolapsit për shkak të numrit të madh të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Numri i të intubuarve po rritet dita ditës, duke i detyruar autoritetet të transportojnë disa pacientë me avionë mallrash drejt Athinës. Ata do të transferohen në njësitë intensivë në spitalin qendror të kryeqytetit grek.

Avioni transportues C-130 i Forcave Ajrore Greke u nis këtë mëngjes nga aeroporti i Elefsina për në Kavala, nga mori tre pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacionit, avioni ka kapacitetin për të transportuar tre pacientë, secili prej të cilëve duhet të shoqërohet nga mjeku i tij, i cili do të jetë përgjegjës derisa pacienti të pranohet në një spital në Athinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë