Ne rrjet

Spitalet në Ballkan drejt kolapsit

Rritja e numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus po i çon spitalet në Ballkan drejt kolapsit. Pas një viti përpjekjesh për të mbajtur nën kontroll pandeminë, rastet e reja kanë filluar të rriten. Në Ballkanin Perëndimor, një nga zonat më të varfra të Europës, numri i të vdekurve u dyfishua gjatë muajit të fundit, duke arritur në 10 mijë.

“Situata më kujton luftën, dhe kam frikë se ajo mund të rëndohet gajtë muajve të dimrit”, thotë një mjek në spitalin qendror të Beogradit

Kriza po nxjerr në pah boshllëqet e sistemeve shëndetësore që prej një kohe të gjatë po vuajnë nga financimi i ulët dhe nga largimi i mjekëve dhe infermiereve të reja.

Edhe përpara pandemisë, Ballkani kishte një normë të ulët të doktorëve në krahasim me Europën, sipas OBSH-së. Tani spitalet po tejmbushen ndërkohë që ka mungesë të stafit duke qënë se vetë mjekët po infektohen me virusin.

Në Serbi më shumë se sa 200 punonjës shëndetësor janë të vetë izoluar, ndërkohë që pavjonet janë të tej mbushur me pacientë.

“Nuk kam hasur kurrë një eksperiencë të tillë në karrierën time profesionale: tha presidenti i Sindikatës së mjekëve në Serbi, për televizionin rajonal N1, të premten.

“Nuk kisha asnjë shtrat dhe asnjë mjet për të transportuar pacientët e rinj”, tha një mjek I cili punon në një spital kovid në një prej zonave me numër të lartë infektimesh”.

Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në dhjetëshen e parë të Europës për nivelin e vdekjeve për banorë. Megjithatë qeveritë e vendeve ballkanike ende nuk po vendosin për masa të rrepta kufizuese sikurse po ndodh në vendet e tjera të Europës.

Ato kanë ndërmarra masa të lehta si kufizimi i orëve të punës për baret dhe restorantet.

Burimi: AFP/ Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë