Politike

Spiropali i përgjigjet Metës: Grushti i shtetit nisi që me Reformën në Drejtësi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit sot se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët ku do të lidhin “besën” dhe se "prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit".

Spiropali thotë se "Metën nuk e ndihmon dot as Basha dhe as populli ndërkohë që grushti i shtetit ka nisur në kokën e Ilir Metës që prej nisjes së Reformës në Drejtësi dhe do të vijojë sa herë që do të miratohen ligje me konsensus të SHBA-së dhe BE-së".

“Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte”, shkruan Spiropali.

https://twitter.com/elisaspiropali/status/1230132216338026497

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës.

Nëpërmjet një mesazhi në “Facebook”, Blushi e quan Spiropalin të çmendur, ndërsa e pyet nëse edhe për grushtin e shtetit kanë marrë konsensusin e SHBA-BE.

Duke i kërkuar ministres Spiropali dhe qeverisë të mbajnë fort oligarkët, Blushi flet sërish me gjuhë paralajmëruese, teksa thekson se “sa për popullin, do e shihni shumë shpejt”.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10158003819062760

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë