Politike

Spiropali dhe Balla: Meta e shkeli Kushtetutën, PD e mbron

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas daljes së raportit paraprak të Komisonit të Venecias. Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i kujtuar presidentit zotimin që nëse komisioni i Venecias do të shprehej se ai ka shkelur Kushtetutën, Meta do të ishte i gatshëm të jepte edhe dorëheqjen.

“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha çimit.net  kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias. KrenarepërPS”, shkruan Spiropali.

https://twitter.com/elisaspiropali/status/1177635831403761665

Edhe kryetari i grupit parlmaentar të PS-së, Taulant Balla mbajti një reagim në lidhje me konkluzionet e raportit paraprak të Venecias, ku theksohej Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij Kushtetuese me anullimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas Ballës, Ilir Meta e shkeli Kushtetutën dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza në të bardhë. “Që e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pëlqeu më shumë: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”, E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund të bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

PD mbron Metën

Partia Demokratike ka reaguar në mënyrë indirekte sa i përkt raportit të komisonit të Venecias. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në burg duhet të ishte kryetarii grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe jo të sulmojë kreun e shtetit.

“Tao duhej te eishte sot ne e qeli, po ndërkohë i tregon Kushtetutene, Presidentit te Republikës. Në “shtetin” e Ramës ku qelbësirat bëjnë moral dhe kriminelët bëjnë ligjet në Parlament, nuk mund të ndodh ndryshe. Taulant Balla, fytyra më përfaqësuese e Ramës dhe “rilindjes” , akuzën më të vogel e ka për perdhunim. Emri i numrit dy të “rilindjes” është shfaqur në këto vite nga udhëtimet me trafikantë droge në Greqi, tek mbrojtja e Rrajës, djalit përdhunues të deputetit “rilindas” në Kruje; nga kërcënimi i punonjësve të policisë në komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashkë me drejtorin e policisë të dëshmitarit të rreme Alizoti në Fier. E sigurisht “kryebëma” e tij është “Toyota Yaris” , dosjen e së cilës , në kundërshtim me ligjin, ndërhyri për ta manipuluar pak ditë më parë, vetë kryeprokurorja e krimeve të rënda”, shkruan Paloka në Facebook. Më tej ai shkruan se “për çdo njëren nga këto akuza Tao duhej të ishte në hekura, por ndërkohë i tregon ligjin dhe Kushtetutën shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi të shkonte deri në und skenari i “rilindjes” për votime moniste dhe të përgjakura. Rama , nuk mund ta kalojë me palaçolleqët dhe palaçot e zakonshëm përgjigjen që pritet prej tij për kushtet e Bundestagut. Shqiptarët dhe partnerët presin zgjidhjen e krizës dhe sot gjithë përgjegjësia është vetëm e vetëm mbi të”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë