Motosport

Spektakël në Silverstone, Rins fitore me centimetra ndaj Markez

Gara e sotme në pistën britanike të Silverstone ka qënë nga më të bukurat e këtij sezoni. Spanjolli, Mark Markez, pasi u mposht garën e shkuar në metrat e fundit nga Doviciozo, këtë herë është mundur në të njëjtën formë nga Aleks Rins i Suzukit. Maverick Vinales kompletoi podiumin, i treti me Yamaha përpara shokut të skuadrës Valentino Rossi. Garë e mirë dhe nga Fabio Quartararo e Andrea Dovizioso, i cili pasi u rrëzua në fillim, solli Dukatin e tij në vete, por nuk ishte në gjendje të shmangte parakalimin nga motorët Yamaha Petronas. Rins feston feston fitoren e dytë sezonale pas asaj të fituar në GP të Amerikës.

https://twitter.com/i/status/1165606390410485760

Gara ishte shumë e bukur që në startin e saj, me Markez dhe Rins që u shkëputën që në xhiron e parë. Pas startit Marquez mbajti epërsinë e garës, duke qëndruar për pjesën më te madhe të saj përpara Suzukit të Rins. Pas disa xhirove filloi arratia për Markez dhe Rins, me Rosi mbi një sekondë i ngadaltë dhe shumë shpejt u kalua edhe nga Vinales.

https://twitter.com/i/status/1165624915363618816

Markez udhëhiqte gjithë garën bindshëm për të dymbëdhjetë herë radhazi dhe kur spanjolli mendoi se e kishte në xhep, aty erdhi befasia nga një Aleks Rins i shkëlqyer. Kalorësi Suzuki mbeti pranë Spanjollit dhe besoi në të deri në fund, duke arritur ta marrë fitoren në fotofinish.

https://twitter.com/i/status/1165622451801403392

Për Marquez edhe një humbje në xhiron e fundit, pasi asaj në Austri. Garë e mirë edhe për Horge Lorenzo, që u rikthye pas dy muajsh, spanjolli i Honda mbaroi në vendin e katërmbëdhjetë. Në renditjen botërore Marquez vijon të jetë i parë dhe ngjitet me 78 pikë më shumë sesa Dovizioso, ende i dyti dhe këtë herë nuk arriti të përfitojë për tu afruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë