Motosport

Spektakël në Austri. Bottas fiton garën, Hamilton nuk ngjitet në podium

Botërori i Formula 1 nis me një finale emocionuese të GP të Austrisë. Valtteri Bottas fiton duke u nisur nga pole, por pas krahëve të tij ndodh gjithçka. Një kontakt me Albon në 11 xhiro nga fundi i kushton podiumin Hamilton. Kampioni i botës në fuqi e mbyll i katërti. I dyti është Charles Leclerc, që në xhiron e fundit parakaloi Perez (pastaj i gjashti, i penalizuar) e Norris (i treti në finish). Vettel i dhjeti, KO të dy Red Bull.

Nga zhgënjimi i kualifikueseve tek gëzimi i një podiumi në të cilin Ferrari besonte, por që superioriteti i Mercedes e konkurenca e Red Bull si edhe McLaren e Racing Point e vunë në rrezik. Meritë e një finale fantastike të Charles Leclerc që, në në një garë të ndërprerë nga tre safety car arriti të kaloi Lando Norris e pastaj Sergio Perez, duke u pozicionuar pas Bottas, “falë” penalizimit me 5 sekonda të Hamilton.

I rëndësishëm pozicionimi në podium për Lando Norris: piloti i ri i McLaren-Renault (pavarësisht parakalimit në xhiron e fundit nga Leclerc) mori shkallën e fundit të podiumit e fitoi sfidën e brendshme me Carlos Sainz Jr. që e mbylli i pesti pas Hamilton e përpara Sergio Perez, që u dënua gjithashtu me 5 sekonda penalitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë