Futboll

Spektakël i garantuar sot në Siti-Real, anglezët duan finalen dhe hakmarrjen

Gazeta Si - Kur është përballë Real Madrid, asnjëherë nuk ka siguri. E di mirë Mançester Siti dhe trajneri Guardiola se barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në Madrid nuk jep garanci. Trajneri katalanas theksoi në konferencë shtypi se të tijtë duhet të luajnë më mirë se Reali për t’iu bashkuar Interit në finalen e Stambollit.

Në Mançester pritet një sfidë më e bukur për t’u parë, me dy skuadra që kanë tjetër nivel dhe që shihen si favorite për fitimin e trofeut, pavarësisht se kush shkon në finale. Spektakli në fushë është i garantuar. Për Mançester Sitin duket se ka ardhur momenti për të shkuar të paktën në finale. Skuadra e Guardiolës është në një formë shumë të mirë.

De Bryjne feston golin e barazimit ne ndeshjen e pare. Gazeta Si, 17 maj 2023

Por Reali mbetet Real. Pavarësisht se Modriç, Benzema dhe Kros janë një vit më të plakur, mund të bëjnë dëm në çdo moment. Madrilenët janë ekspertë Championsi, ashtu si dhe trajneri i tyre Karlo Ançeloti. Një futbolli i nivelti të lartë pritet sot në ‘Etihad’, ku si Siti ashtu edhe Reali, nuk kanë mungesa të rëndësishme.

Anglezët kanë edhe një motiv më shumë për të shkuar në finalen e Stambollit: duan hakmarrjen për eliminimin e sezonit të kaluar, kur dolën jashtë kompeticionit më të rëndësishëm pikërisht nga Reali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë