Futboll

Specialistët e basteve kuotojnë Guardiolën për stolin e Milanit

Në pritje për të mësuar se si do të përfundojë sezoni në Itali, shumë klube po mendojnë edhe për të ardhmen. Dhe një prej këtyre klubeve është Milani, ku papritur ka dalë në skenë emri i Pep Guardiolës për stolin.

Pas lamtumirës së Bobanit nga kupola drejtuese e klubit kuqezi, duket se te Milani do të ketë përsëri një revolucion teknik, ku mes ndryshimeve është edhe ai i trajnerit. Stefano Pioli, trajneri aktual, e mori detyrën pasi kishte nisur sezoni, duke zëvendësuar Marko Xhampaolon, por ai pritet të largohet në fund të sezonit. Ambiciet e Milanit për t’u kthyer në nivelin e dikurshëm brenda një kohe të shkurtër kanë bërë që tashmë të përmendet si kandidat edhe emri i Pep Guardiolës.

Pep Guardiola. Gazeta Si, 24 mars 2020

Analistët e basteve të “Sisal Matchpoint” nuk e përjashtojnë hipotezën e trajnerit spanjoll në krye të Milanit. Ata e kuotojnë aktualisht trajnerin e Mançester Sitit me koeficientin 33,00, një koeficient i lartë. E vështirë të ndodhë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Më parë është folur shumë për një akord me trajnerin gjerman Ralf Rangnik, por kjo pistë sikur po zbehet me kalimin e kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë