Spartak Braho mori votat e të shtatë anëtarëve të KQZ për t’u ulur sërish në karrigen e deputetit. Braho plotësoi vendin e lënë vakant nga ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.
“KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, Spartak Brahos” thuhet në deklaratën e këtij institucioni.
Në një prononcim për Top Channel, Braho u shpreh se nuk kishte asnjë arsye pse ta refuzonte mandatin, pasi ka qenë në listat e PS që nga viti 1996 dhe dy legjislaturat e fundit edhe deputet i kësaj partie.
“Kam patur dilema në fillim, por për sa kohë që aty qëndron Sali Berisha, pse të mos shkoj dhe unë”, u shpreh Braho.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.