Dy fituesit e fundit të kompeticionit do të ndeshen sot në Shtutgard në ½ finalen e dytë të “UEFA Nations League” – një përsëritje e finales së edicionit 2020/21 dhe ½ finales së “EURO 2024”. Spanja erdhi në “Final4” pas një fitoreje dramatike ndaj Holandës. Pas barazimit 2-2 në Rotterdam, “La Roja” fitoi 5-4 serinë e penalltive në përfundim të ndeshjes së kthimit që u mbyll 3-3 në Valencia. Edhe Franca kërkoi penalltitë për të avancuar në ½ finale, pas përmbysjes së humbjes 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.
Michael Olise dhe Ousmane Dembélé barazuan sfidën në Paris, përpara se Mike Maignan të ndalonte një 11m deçiziv dhe Dayot Upamecano të mbyllte llogaritë në shifrat 5-4. Këtë herë një vend në Finalen e “Munich Football Arena” pret fituesin – ku Lamine Yamal dhe Dani Olmo ndihmuan skuadrën e Luis de la Fuente-s të mundte “Les Bleus” një vit më parë.

Spanja: Unai Simón; Mingueza, Cubarsí, Huijsen, Cucurella; Pedri, Ruíz; Yamal, Olmo, Williams; Morata
Mungojnë: Rodri, Carvajal, Laporte, Ayoze Pérez, Ferran Torres
Franca: Maignan; Kalulu, Konaté, Lenglet, T. Hernandez; Koné, Rabiot; Dembélé, Olise, Doué; Mbappé
Mungojnë: Camavinga, Koundé, Saliba, Upamecano
Luis de la Fuente (Trainer i Spanjës): “Jemi në “Final4” dhe do të luajmë ndaj një kampioneje të Evropës. Nuk ka favoritë, 4 ndeshje , 4 Finale. Gjermani vs Portugali mund të jetë një Final në Evropian apo Botëror. Eshtë e vështirë të them se kush janë favoritët mes këtyre skuadrave që mund ta fitojnë këtë kompeticion.”
Didier Deschamps (Trainer i Francës): “Nuk më pëlqen fjala hakmarrje. Ky është një turne i ndryshëm dhe është një ½ finale tjetër që të jep mundësinë të shkosh në Finale. Nuk do të kthehem në Finalen e EURO 2024 ku Spanja na dominoi në kontrollin e topit dhe nuk e mohoj që ishin superiorë ndaj nesh në disa aspekte. Por nuk mendoj se ka aq shumë diferenca mes nesh.”
Spanja: BBFFFF
Franca: FHFBFF
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.