Futboll

Spalletti: Milani favorit përballë Napolit në Ligën e Kampionëve

Milani dhe Napoli do të takohen në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Napoli është skuadra më në formë në Serie A, por trajneri i kryesuesve të kampionatit Luciano Spalletti nuk mendon se e njëjta gjë vlen edhe në Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian ka thënë se nuk janë favorit përballë Milanit, pasi kuqezinjtë kanë një histori të gjatë në Ligën e Kampionëve dhe ata janë favoritë ndaj Napolit.

Spalletti ka thënë se nuk donte që të përballej me një skuadër italiane në këtë fazë të Ligë se Kampionëve.

“Do të doja të mos përballeshim me një skuadër italiane. Milani është një klub me përvojë të madhe dhe me një histori fituese”.

“Vetëm ata që janë të paaftë e cilësojnë shortin të favorshëm. Vetëm Reali i Madridit ka fituar më shumë trofe të Ligës së Kampionëve më shumë se Milani”.

“Drejtori i tyre i përgjithshëm, Paolo Maldini, ka fituar i vetëm pesë Liga të Kampionëe. Historia e Milanit flet vetë”.

“Përvoja në arenën ndërkombëtare është thelbësore. Milani është favorit në këtë aspekt. Mos të harrojmë që ata eliminuan një skuadër të fortë si Tottenhami”, deklaroi trajneri i Napolit. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë