Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka shtyrë me 3 muaj hetimet për ish-zv. kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Raportohet se SPAK e ka arsyetuar me nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për veprime të tjera hetimore.
Sipas burimeve, prokurori i posaçëm Dritan Prençi ka firmosur vendimin mbi 100 faqe më datë 13 prill dhe iu është komunikuar avokatëve të të pandehurve.
Balluku u mor zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë.
Ish-zv.kryeministrja përballet me akuzat për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tendera në Unazën e Madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje