Drejtësia

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Gazeta Si - SPAK ka dërguar në gjyq dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj dhe kërkon konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë në Vlorë.

Ish-gjyqtari akuzohet për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme.

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vettingut. Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.

Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2.

Po ashtu ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

Pasuritë që kërkohen të konfiskohen:

-Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;

-Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

-Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë