Drejtësia

SPAK kërkon dënim me 1 vit burg për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda

Gazeta Si - SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Për dy të pandehurat e tjerasi bshkëpunëtore të Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në ministri.

Seanca e radhës do të mbahet me 11 mars. Ish-numri dy i Ministrisë së Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.

Hetuesit kanë qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe kanë vënë në pergjim disa numra telefoni mes tyre edhe te avokates Majlinda Hasani dhe aty është zbuluar edhe marrja e rryshfetit nga ana e zv ministres Rovena Voda.

Në dokumente nënvizohet se Voda është angazhuar për të punësuar Florinda Beun. Organi i akuzës thekson se pavarësisht se Beu ka aplikuar në 11 pozicione pune, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës.

Në përgjimet e organit të akuzës, thuhet se në një nga bisedat, Florida Beu i thotë avokates Hasani që i kishte mbetur mendja aty se mos ndoshta duhet t’i jepnin më shumë, që ta emëronte në një pozicion të mirë.

SPAK, thekson se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe ky moment është filmuar, ndonëse shuma ndodhej në një zarf.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë