Drejtësia

SPAK i sekuestron 8 banesa në Vlorë një 47-vjeçari të dënuar për droge në Belgjikë. Në ‘rrjetë’ edhe një turk

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur nën sekuestro pasuritë një 47-vjeçari shqiptar dhe një shtetasi turk, me burime të ardhura nga aktivitete të paligjshme.

Në rastin e parë, SPAK njofton se bëhet fjalë për Veip Ormënajn, banues në Fier dhe i dënuar në Belgjikë për trafik droge.

“Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.13 datë 31.03.2023, është vendosur: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.

Bëhet fjalë për 8 apartamente me sipërfaqe të konsiderueshme në qytetin bregdetare të Vlorës nëzonën e Orikumit dhe disa depozita bankare në emër të Ormënajt. Po ashtu, 47-vjeçarit, i është sekuestruar edhe një sasi prej 260 mijë eurosh në dy llogari bankare.

Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Veip Ormënaj, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

SPAK vendosi sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Ndërsa në rastin e dytë, SPAK ka vendosur nën sekuestro pasuritë e turkut Ramazan Keskin në Tiranë pas hetimeve në bashkëpunim me autoritetet gjermane të drejtësisë.

Keskin rezulton i shpallur në kërkim europian për shkak se dyshohet se është kreu i një organizate kriminale që trafikonte drogë në Roterdam, Holandë dhe Gjermani dhe më pas shpërndarjen e saj në të gjithë Europën.

Sipas SPAK, grupi i Keskin përmes korrierëve ka transportuar drogë me vlerë 10 mln euro nga Gjermania në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë