Drejtësia

SPAK dërgon dosjen në gjykatë, mbyll hetimet për dy ish-anëtarët e Kushtetueses, Dedja dhe Lulo

Dosja e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe Fatos Lulos ish anëtar i kësaj gjykate është dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie

Si Bashkim Dedja ashtu edhe Fatos Lulo akuzohen për kryerjen e veprës penale të refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.

Dosja ndaj tyre ka shkuar në gjykatë në fund të muajit Korrik. Ndërkohë SPAK i ka mbyllur hetimet nga ana e tij, duke ia kaluar çështjen tanimë gjykatës, aty ku pritet edhe fjala për dy ish-anëtarët e gjykatës Kushtetuese.

Të dy ata janë shkarkuar nga detyra si pasojë e vettingut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë