Drejtësia

SPAK çon në gjyq dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Si i ‘fituan’ tenderët vartësit e tij (zbardhen akuzat)

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsioni ka dërguar për gjykim në GJKKO ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar për shkelje me tendera.

1. Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”.

7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të përpilojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se një herë dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike”.

10. Aqif Konesha,  akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim e më shumë se njeherë.

11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se një herë.

12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se një herë.

13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar për veprën penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularëve”.

Sipas SPAK, nga hetimet, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, se gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik e llojit  proçedurë e hapur zhvilluar në datë 30.04.2021 nga Autoriteti Kontraktor (AK) Bashkia Bulqizë, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, rezulton se janë kryer veprime nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike (LPP) dhe aktet nënligjore.

SPAK thotë se provohet se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretishtshtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte, si gjatë procedurës së prokurimit, duke e shpallur fitues subjektin e shtetasit “R. D” pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, por edhe gjatë fazës së zbatimit të punimeve, sepse punimet janë kryer nga subjekti i shtetasit Aqif Konesha, që nuk eshte shpallur fitues në procedurën e tenderit, ku ka konkurruar, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore.

Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla.

Kjo procedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore pasi nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të penadehurit(kryetari i Bashkisë Bulqizë, zv.kryetarja e Bashkisë Bulqizë, anetarët e Njesise se Prokurimit, anetaret e Komisionit te Vleresimit te Ofertave) janë ndërmarrë veprime aktive te kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin/nxjerrjen fituese të një firme në këtë procedure prokurimit duke: i) miratuar kritere për të favorizurnjë firmë pjesëmarrse në tender ii) kualifikuar dhe shpallur fitues firmen e favorizuar te te hetuarit Rasim Daci edhe pse nuk plotesonte kriteret ne DST, iii)firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i pandehuri Aqif Konesha, i cili rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë. Gjate hetimit u provua se nga subjekti i shpallur fitues ne kete procedure prokurimi ishin kryer pagesa monetare ne favor te te hetuarit Erion Isaku, qekishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedurë.

Edhe gjate fazes se zbatimit te kontrates jane evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshem të mbështetura në prova,  që te hetuarit Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime (omission) lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e te hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret  për  kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti qe ka kryerde facto punimet nuk gezon licensat e nevojshme per kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartëshëndetësor të qytetarëve.

Ndërsa të hetuarit Rasim Daci dhe Aqif Konesha, administratorete subjektit fitues dhe atij qe ka kryer de fakto punimet, ne bashkepunim edhe me te hetuarit e tjere Ana Nishku qe ka kryerdetyren e mbikqyresit te punimeve dhe Dali Gazidedja drejtuesi teknik i punimeve kane perpiluar dokumente te falsifikuara gjate zbatimit te kontrates duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese e procedurës se prokurimit si dheper faktin se aktet qe dokumentojne kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve jane perpiluar ne kohe tendryshme nga data qe pasqyrojne realisht ne dokumentet e zbatimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë